Telashet s’kanë fund për Gimbon, pas vjedhjes së makinës i ndodh një tjetër e papritur

Showbiz

Telashet s’kanë fund për Gimbon, pas vjedhjes së

Duket se telashet nuk kanë të përfunduar për Gimbon, i cili vetëm pak ditë më parë u përball me një situatë të pakëndshme, pasi iu vodh makina.

Lajmin për vjedhjen e makinës e kishte bërë të ditur partnerja e tij, Selin Bollati, përmes rrjeteve sociale.

Por problemet për Gimbon duket se nuk kanë marrë fund me kaq. Këtë herë, një tjetër incident është bërë publik nga Selini përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka treguar se gjatë mbrëmjes së kaluar dikush e ka marrë aksidentalisht telefonin e Gimbos, duke e lënë atë sërish pa një send personal.

“Vazhdojmë me serialin… Dikush mbrëmë aksidentalisht ka marrë dhe telefonin e Gimbos me vete”, shkroi Selini, duke e shoqëruar njoftimin me humor.

Ajo iu drejtua edhe personit që mund ta ketë marrë telefonin, duke i kërkuar ta kthente nëse e shihte postimin.

“Please, nëse po më lexon dhe të ka dalë pija e mbrëmshme, na e kthe”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se telefoni mund të jetë marrë gabimisht gjatë një daljeje në mbrëmje.
Selin dha edhe detaje për pajisjen, duke treguar se bëhet fjalë për një iPhone 17 Pro Max, ngjyrë blu, ndërsa publikoi edhe fotografinë që telefoni ka si sfond, për ta bërë më të lehtë identifikimin.

Kështu, vetëm pak ditë pas lajmit për vjedhjen e makinës, Gimbo është përballur me një tjetër situatë të papritur. Mbetet të shihet nëse telefoni do të rikthehet tek ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion