"Rama në burg"/ I hodhën vezë makinës së kryeministrit në Manzë, policia shoqëron 12 aktivistë

Aktualitet

"Rama në burg"/ I hodhën vezë makinës së

12 aktivistë janë shoqëruar nga policia në zonën e Manzës, pasi hodhën vezë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte kryeministri Edi Rama.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, teksa kreu i qeverisë po shkonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohej Asambleja e Partisë Socialiste.

Një grup protestuesish i kishin zënë pritën eskortës së kryeministrit përgjatë rrugës dhe, në momentin që automjeti i tij kaloi, qëlluan me vezë në drejtim të tij.

Pas incidentit, disa prej aktivistëve janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia. Ende nuk ka informacion të plotë mbi identitetin e tyre dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre.

Ngjarja vjen në një ditë kur vëmendja politike është përqendruar te Asambleja e PS-së, e cila po zhvillohet mes zhvillimeve dhe debateve të fundit brenda kampit socialist.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion