U arratis drejt Shqipërisë me 2 mld dollarë/ Turqia shpall në kërkim ndërkombëtar themeluesin e Thodex

Aktualitet

U arratis drejt Shqipërisë me 2 mld dollarë/ Turqia shpall

Ministria turke e Drejtësisë ka nisur procedurën për kërkimin arrestimin dhe ekstradimin nga Shqipëria të Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, në Turqi.

Pas lajmeve se Özer ishte arratisur jashtë vendit duke mashtruar investitorët në shumën prej 2 miliardë dollarë, Prokuroria e Stambollit filloi një hetim më 22 prill.

Në këtë kuadër Gjykata e Stambollit dha urdhrin e arrestimit të Özer duke e shpallur atë në kërkim ndërkombëtar për akuzat “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit”.

“Anadolu” raporton se me udhëzim të Prokurorisë u krye kontroll në vendin e punës dhe u morën masa ndaj llogarive bankare të të dyshuarit.

Ministria e Brendshme në një shkresë më 22 prill konfirmoi se Özer ka udhëtuar nga Aeroporti i Stambollit drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri dhe se ndodhet në vendin tonë.

Në këtë kuadër Prokuroria i përcolli Ministrisë së Brendshme dokumentet e nevojshme me qëllim shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Dokumentet e siguruara nga Prokuroria për arrestimin në Shqipëri dhe ekstradimin në Turqi të Özer, pas përkthimit të nevojshëm nga Ministria e Drejtësisë ato i janë përcjellë Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme për veprimet e mëtejshme.

Teksa vazhdojnë procedurat e hetimit të zhvilluara nga Prokuroria e Stambollit, janë në pritje rezultatet e kërkesave të Ministrisë turke të Drejtësisë për publikimin e buletinit të kuq dhe arrestimin të të dyshuarit në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion