Përplasja me Metën, Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës një ditë para zgjedhjeve

TIRANË
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se ambasadorja Kim po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Politika shqiptare sot ndodhet në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale, ndërsa nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.
Nje dite me pare Yuri Kim denoi deklaratat e presidentit Meta per kapjen e sfurqve nga ata qe do te jene te pakenaqur me rezultatin e zgjedhjeve.
Nga ana tjeter Meta tha se ambasadorja amerikane nuk duhet te nderhyje me tej ne punet e brendshme te Shqiperise./lajmifundit.al

