Dibër, ndaluan punonjësen që shpërndante pensionet, nën hetim 5 anëtarë të grupit të armatosur të PD-së

Politikë

Dibër, ndaluan punonjësen që shpërndante pensionet, nën

Ndaluan punonjësen që shpërndante pensionet, nën hetim 5 anëtarë të grupit të armatosur të PD-së për mbrojtjen e votës.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit :

A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)

Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale" Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", njofton Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion