Belgjika ka në plan të nderojë Eriksen në ndeshjen me Danimarkën, ja plani prekës që kanë bërë lojtarët

Sport

Belgjika ka në plan të nderojë Eriksen në ndeshjen me

Sonte Danimarka do presë Belgjikën në ndeshjen e ardhshme të Euro2020. Mësohet se lojtarët belg kanë vendosur që të nderojnë danezin, Christian Eriksen pas arrestit kardiak që pati disa ditë më parë, që desh i mori jetën.

Mësohet se Belgjika ka bërë në plan që ta nxjerrë topin jashtë fushës së lojës në minutën e 10-të. “Ne do ta nxjerrim topin jashtë fushës për të duartrokitur. Disa lojtarë tanë kanë luajtur me të. Por nesër ne do të shkojmë atje për të fituar, gjë që do të jetë e vështirë”, tha Romelu Lukaku, i cili është bashkëlojtar i Eriksenit në Inter.

Belgjika ka në plan të nderojë Eriksen në ndeshjen me

Koha e nderimit të tij është zgjedhur sepse Erikseni e vesh fanellën me numrin 10 në ekipin kombëtar danez.

ME TE LEXUARAT