Triathlon në Tiranë/ Ja rrugët që do të bllokohen dhe devijimet e linjave urbane

Këtë të dielë, në kuadër të zhvillimit të garës sportive “Triathlon”, do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit. Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë njoftuar se ndalimi i qarkullimit do të jetë nga ora 08:00 deri në 13:00.
Rrugët ku do të ndalohet qarkullimi:
Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi me “Daxhi” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me “Daxhi”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga “Tuneleve” deri te “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)
Bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta
Ndryshimet në transportin urban:
Linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen deri në përfundim të garës.
Linjat “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” do të devijojnë përmes Sheshit “Uilson” ose Qendrës.
Linja “TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë në Sheshin “Uilson”.
Linjat “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” dhe “Tirana e Re” do të kalojnë përmes rrethrrotullimeve përkatëse.


