Rama e pyet për ministren/ Përgjigjja e papritur e Diellës, ja çfarë mendimi ka për Mirela Kumbaron

Politikë

Rama e pyet për ministren/ Përgjigjja e papritur e Diellës, ja
Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci ka ndarë videon ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ku e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro.

Përgjigjja e Diellës vjen në formë vlerësimi për përvojën e Kumbaros në shërbimin publik dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes ministrive.

Kujtojmë se pas takimit me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqet e vendit dhe krerët e komisioneve parlamentare, Rama zhvillon sot një tjetër takim në Pogradec, këtë herë me ministrat e qeverisë.

Bashkëbisedimi:

Rama: Ja, erdhi një kolege e jotja, Mirela Kumbaro.

Diella: Mirëserdhi ministrja Mirela Kumbaro, prania e saj plotëson më tej nismën e përbashkët të punës.

Rama: Mirela Kumbaro është ministre e kujt?

Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është ministre e Arsimit.

Rama: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron?

Diella: Mirela Kumbaro është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë kolegjiale, ajo merr forcë kur shndërrohet në rezultat të prekshëm për qytetarët.

Ndërkohë, detajet e para të “Pasqyrë Albania” tregojnë se platforma do të jetë një modernizim i “Bashkëqeverisjes” dhe do të funksionojë përmes dy seksioneve, “Flamingo Mirror” dhe “Radar”. I pari do të shërbejë për mbledhjen e sinjalizimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa “Radar” do të gjurmojë problematikat e raportuara, me një afat prej 48 orësh për ndjekjen e tyre dhe deri në dy javë për zgjidhjen.

Sipas burimeve nga PS, synimi është rritja e besimit te institucionet, ndërsa testi i parë i kësaj nisme pritet të jenë zgjedhjet lokale të vitit 2027.

ME TE LEXUARAT