'Rama është një zotni', i moshuari në Pogradec ndan hall me kryeministrin: Prej 35 vitesh në sherr me komshiun

Prej 35 vitesh në konflikt me një komshi për shtëpinë, Vasil Belba thotë se vendosi t'ia paraqesë personalisht problemin kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të beftë e paplanifikuar me qytetarët në Pogradec.
Sipas tij, pasi u njoh me dokumentet, Rama e siguroi se çështja e tij do të marrë zgjidhje.
Gjatë një prononcimi për mediat, i moshuari nuk i kurseu lavdet dhe urimet ndaj kryeministrit. për zgjidhjen e problemit të tij.
““Rama premtoi se çdo gjë do ta realizojmë, 'mos u shqetësoni se do ta rregullojmë. I paske vendimet dhe letrat' tha ai. Kemi problem me shtëpinë. Kemi 35 vjet në sherr me një komshi që na ka hyrë në pjesën tonë të shtëpisë.
Bashkia e zvarrit, Korça jep urdhër që të prishet ndërsa ai se prish dhe kështu kemi ngelur. Rama na priti shumë mirë. Jam shumë shumë i kënaqur.
Nuk duket kaq i mirë sa ç'ishte. Kemi ndenjuyr në krah të tij dhe jam shumë i gëzuar. Kam shumë shpresa vetëm tek ky burrë. Rama është për të gjithë popullin. Është një zotni! Zoti i dhëntë ymër dhe e bëftë 1000 vjeç” tha ai


