Tragjedi në Korçë, zjarri në banesë i merr jetën 64-vjeçarit, 3 të lënduar

Aktualitet

Tragjedi në Korçë, zjarri në banesë i merr jetën

Me bilanc tragjik ka qenë zjarri që ra në një banesë të Korçës.

Mësohet se një 64-vjeçar me iniciale V.D ka humbur jetën nga zjarri që përfshiu banesën e të vëllait, shtetasit Dh.D.

Bëhet me dije gjithashtu se të plagosur kanë mbetur pronari i banesës, shtetasi Dh.D, shtetasi J.D dhe shtetësja V.D.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion