Tjetër tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
19 October 2021, 20:20
Aktualitet

Pas atij me epiqendër në Lezhë, një tjetër tërmet ka shkundur Shqipërinë mbrëmjen e kësaj të hëne.
Tërmeti me magnitudë 3 Rihter u regjistrua sonte në Gjirokastër. Mësohet se nga lëkundjet nuk ka dëme materiale.

Tërmeti ka shkaktuar panik në qytetin ku lëkundja ishte dhe më e fortë.
Ky është tërmeti i dytë që shkund Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi dëme të vogla.


