Alarm për bombë në aeroportin e Manchesterit, gjendet një pako e dyshimtë
Lajmifundit
/
19 October 2021, 19:59
Bota

Një alarm evakuimi u dha në aeroportin e Mançesterit, pas raporteve për një pako të dyshimtë që ishte gjetur .
Sipas një dëshmitari okular në rrjetin Manchester Evening News, familja e tij u evakuua nga Terminali 2.
Sidoqoftë, nuk kishte atmosferë tensioni kur njerëzit u larguan nga dyqanet përreth në zonën e aeroportit.
Policia po shkon në vendngjarje për të hetuar ngjarjen, ndërsa ende nuk është sqaruar se çfarë përmbante pako.


