"Je gay?", Paloma acaron Arditin me pyetjen: Po deshe ta provoj! Nuk bën dot lajm me mua!

Showbiz

"Je gay?", Paloma acaron Arditin me pyetjen: Po deshe ta provoj! Nuk

Gjatë ditës së sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka pasur disa tensione.
Situata u agravua midis Arditit dhe Palomës.

Mesa duket Paloma ka dyshime për seksualitetin e tij dhe po diskutohej kjo pjesë. Arditi kishte kuptuar sikur ajo donte ta pyeste për seksualitetin e tij, Paloma u nxeh dhe e pyeti me zë të lart nëse është gay dhe Arditi i tha që po deshe ta provoj, më pas Paloma e quajti turp këtë përgjigje.

Arjola: Nuk duhen bërë këto pyetje
Paloma: Të betohem që nuk e kam pasur me atë kuptim, po ky i mendon vet këto gjëra. Turp, të të vij. Në qoftë se ti e mendon këtë, i bie që je. Ty të djeg.
Arditi: Mua më djeg? Po çfarë thua?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paloma: Nuk ja bëra pyetjen me qëllim
Arditi: Paloma nuk bën dot lajm ti, as me shijet e mia, as me personalitetin tim, se jam shumë i qartë kush jam. Në qoftë se do ta vërtetoj dhe ty po të dua. Nuk bën dot lajm me mua zemra e vogël, harroje.

Kujtojmë se Arditi dhe mbrëmjen e shkuar u pyet nga publiku nëse i pëlqenin më shumë vajzat apo djemtë.
Ai tha se nuk ja kthen këtu këtë përgjigje dhe se e ka treguar se çfarë pëlqen.

ME TE LEXUARAT