Nuk ju hapet TikTok? Çfarë po ndodh me 25 mijë raportime në SHBA?

Bota

Nuk ju hapet TikTok? Çfarë po ndodh me 25 mijë raportime
Mbrëmjen e 24 nëntorit, platforma TikTok pësoi një ndërprerje teknike, duke shkaktuar probleme me ngarkimin e videove, publikimeve, komenteve dhe mesazheve. Sipas platformës monitoruese DownDetector, mbi 11 mijë raportime për probleme u regjistruan në Britaninë e Madhe, ndërsa në Shtetet e Bashkuara numri i tyre kaloi 25 mijë.

Rreth 75% e përdoruesve që raportuan probleme në Britani u ankuan për mosfunksionimin e aplikacionit, 12% për problemet me shfaqjen e përmbajtjes dhe 11% për komentet dhe mesazhet.

Shumë përdorues shprehën shqetësimin në rrjetet e tjera sociale, duke raportuar se videot, ripublikimet dhe materialet e ruajtura nuk u shfaqeshin më.

Një zëdhënës i TikTok konfirmoi se platforma kishte përjetuar një problem teknik të përkohshëm, i cili tashmë ishte zgjidhur, duke u kërkuar ndjesë përdoruesve për shqetësimin e shkaktuar. TikTok mbetet një nga aplikacionet më të shkarkuara në botë, me rreth 2 miliardë përdorues aktivë, sipas The Sun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion