Tiranë, 28-vjeçarja Irida Hasalla humb jetën gjatë ndërhyrjes estetike, familjarët padi mjekëve

Aktualitet

Tiranë, 28-vjeçarja Irida Hasalla humb jetën gjatë

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat.

E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët e Spitalit Amerikan i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion