Pazare droge në parkingun e qendrës tregtare, kush janë 2 të arrestuarit në Tiranë

Aktualitet

Pazare droge në parkingun e qendrës tregtare, kush janë 2 të

Këto janë dy nga katër  të arrestuarit sot nga Antidroga e Tiranës.

Demokrat Dylgjeri dhe Hyxhers Mete ranë në pranga së bashku me Vladimir Kanin dhe Hyxhers Meten pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer drogë.

Pazare droge në parkingun e qendrës tregtare, kush janë 2 të
Demokrat Dylgjeri

Këta persona që ishin nga qytete të ndryshme prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin si furnizues të drogave të forta dhe të lehta.

Pazare droge në parkingun e qendrës tregtare, kush janë 2 të
Hyxhers Mete

Pasi policia ka arritur të mbledhë prova dhe përgjime që faktonin rolin e të tyre në fushën e narkotikëve, agjentët zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Lokacioni”, duke arrestuar 4 trafikantët në parkimin e një qendre tregtare në periferi të Tiranës.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se këta persona kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, në tregun e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion