Tentoi të vrasë prindërit, gjykata mbyll në psikiatri autorin në Fier

Aktualitet

Tentoi të vrasë prindërit, gjykata mbyll në psikiatri

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur “Shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik” për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i arrestuar dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj.

Sipas hetimeve, ai i vuri zjarrin banesës ku ata jetonin, në katin e tretë të një pallati 4-katësh në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Sulejmanaj akuzohet për tri vepra penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare,” mbetur në tentativë, “Dhuna në familje,” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”

Ky nuk është incidenti i parë me autorin, pasi dy vite më parë ai kishte tentuar të digjte një lokal në të njëjtën zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Procesin gjyqësor e ka drejtuar gjyqtarja Miranda Naka, ndërsa avokat mbrojtës ishte Ervis Hajdërmataj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion