Ndryshoi fytyrën me operacione për t’i shpëtuar drejtësisë, arrestohet në Turqi i dënuari me 16 vite burg

Bota

Ndryshoi fytyrën me operacione për t’i shpëtuar
Një burrë i dënuar me gati 16 vite burg është arrestuar në qytetin e Mersinit, në Turqi, pasi kishte tentuar t’i shpëtonte drejtësisë duke ndryshuar pamjen përmes ndërhyrjeve kirurgjikale estetike.

Sipas mediave turke, ndaj tij rëndonin 101 çështje të hapura për vjedhje dhe mashtrim. Për të mos u identifikuar nga policia, ai kishte kryer disa operacione plastike, ndërsa për t’u fshehur përdorte apartamente të marra me qira në emër të personave të tjerë.  

Hetuesit që po ndiqnin gjurmët e tij kishin vënë nën vëzhgim edhe partneren e tij, një shtetase e huaj. Policia arriti të identifikonte adresën ku banonte gruaja, pavarësisht se ajo nuk ishte e regjistruar zyrtarisht aty.

Pas mbledhjes së informacioneve, efektivët organizuan një operacion në banesë, ku arrestuan të kërkuarin dhe partneren e tij. Kjo e fundit dyshohet se përballet me akuza për strehimin e një personi të kërkuar nga drejtësia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion