Shkodër, zjarri shkrumbon banesën, shpëton mrekullisht familja!

Aktualitet

Shkodër, zjarri shkrumbon banesën, shpëton mrekullisht familja!

Një banesë është shkrumbuar plotësisht paraditen e sotme në Shkodër.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç.

Sipas policisë, banesa e personit me inicialet G. M., 64 vjeç, është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

"Rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç, në banesën e shtetasit G. M., 64 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë  banesa është djegur.

Nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike"', njoftoi sot policia. 

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT