E kërcënuar nga arritjet e Kinës në teknologji, SHBA i “përvishet” punës

Bota

E kërcënuar nga arritjet e Kinës në teknologji, SHBA i

Senati amerikan ka miratuar një ditë më parë ligjin gjithëpërfshirës që synon të rrisë aftësinë e vendit për të konkurruar me Kinën në fushën e teknologjisë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ligji u miratua me 68 vota pro dhe 32 kundër.

SHBA mori këtë nismë, pasi nevoja për një linjë të ashpër në marrëdhëniet me Kinën është një nga pikat e pakta me mbështetje dypartiake në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i cili kontrollohet me një epërsi të vogël nga demokratët e presidentit Joe Biden.

Mësohet se ky ligj autorizon rreth 190 miliardë dollarë fonde për të forcuar teknologjinë dhe hulumtimet amerikane, dhe do të miratojë shpenzime të veçanta prej 54 miliardë dollarësh për të rritur prodhimin dhe hulumtimet e kompanive amerikane në fushën e prodhimit të gjysmëpërçuesve dhe pajisjeve të telekomunikacionit, duke përfshirë 2 miliardë dollarë për çipe të përdorur nga prodhuesit e automjeteve. Industria e prodhimit të makinave është ndeshur me mungesa masive të çipave dhe ka bërë shkurtime të konsiderueshme të prodhimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion