Dikur djali i shëndoshë që askush nuk ia hidhte sytë, sot basketbollisti më i mirë në NBA (Foto)

Njihuni me Nikola Jokic, djali normal që sot u zgjodh si lojtari më i mirë i sezonit të rregullt (MVP) në NBA. Historia e basketbollistit serb në kampionatin amerikan ka bërë bujë, pasi ky djalë, ka historinë prekëse që nga nisja e këtij profesioni e deri në këtë moment.
Bëhet me dije se Jokic është një personazh që ka arritur në majë duke luftuar me dyshimet që vinin nga fiziku i tij dhe duke marrë maksimumin nga inteligjenca që tregon në parket.

Madje, momenti i zgjedhjes së tij u injorua nga televizioni, që në atë moment po jepte një reklamë patatinash. Ndërsa vetë ai, kur u përzgjodh, ishte duke fjetur gjumë.

Një indiferentizëm që shumë herë ka qenë ushqimi i kritikëve të tij, ndërsa pesha dhe fiziku i serbit bënë që të dyshonin edhe drejtuesit e skuadrës që vendosi t’i besonte.


