Votimi për Metën, Alimadhi kërkon raportin e firmosur nga eksperti

Politikë

Votimi për Metën, Alimadhi kërkon raportin e firmosur nga

Deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi ka kërkuar sot që të njihet me detaje nga raporti i miratuar nga Komisioni Hetimor për Shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij Alimadhi kërkoi që të njihet me konstatimin e ekspertit ligjor mbi shkeljet e presidentit.

Alimadhi: E dëgjuam raportin e kryetarit dhe në thelb të këtij raporti është marrja e ekspertit ligjor. Nuk e di nëse raportin e ka komisioni. Do të kërkoja raportin e firmosur nga eksperti. Nëse është, do ta kërkoja. Pyetja që kam me raportin, doja të dija licensimin e ekspertit ligjor që ka ushtruar këtë të drejtë.

Hysi: Në raport i keni të gjitha dhe përgjigjet e pyetjeve tuaja. Kjo është procedurë që rregullohet në procedurën ligjore. Nëse nuk e keni kuptuar raportin, mund të flas.

Hyseni: në raport është specifikuar. I jemi referuar ekspertit. Është e drejtë që i është referuar ligjit, është vendimi përkatës. Në dosje është dhe vendimi për caktimin e ekspertit. Eksperti është gjë tjetër, dhe eksperti ligjor është diçka tjetër.

Alimadhi: Unë nuk jam mësuar kështu. Nëse kjo përbën problem që ju do të edukoni mua, e pranoj këtë. Unë do votoj shkarkimin e presidentit, por si ka mundësi që këta deputetë mos të keni një raport të një eksperti që tregon shkeljet. Unë dua të ndërgjegjësohem me aktet me të cilat i keni në raport. A do që të votoj unë? Nga momenti që duhet të votojë, duhet të krijojë bindjen e plotë që presidenti të shkarkohet për këtë shkelje. Nga momenti që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, do të duhen këto procedura. Më duket se po e ndihmoj komisionin në këtë rast. Më jepni materialin.

Hysi: Zoti Alimadhi, komisioni sjell raportin. Të gjitha aktet kanë të administruara dhe asnjë deputet nuk është i ndaluar që të shkojë tek sekretaria e komisionit dhe të lexojë raportet. Ato nuk mund t’i aksesoni nëse nuk keni certifikatën e sigurisë. Ju keni akses që t’i lexoni. Kjo nuk është për të dhënë mësim apo leksion, por t’ju sqaroj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion