Tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor me pistoletë lodër, kapet 16-vjeçari në Gjirokastër!

Aktualitet

Tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor me

Është arrestuar autori që tentoi të vjedhë një pikë këmbimi valutor në lagjen “18 Shtatori”. Bëhet fjalë për një 16 vjeçar i cili kishte përdorur një pistoletë lodër për kryerjen e kësaj grabitjeje.

Pas kontrollit të kamerave dhe veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi adoleshentin me iniciale J. D., banues në Gjirokastër.  

"Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën pistoletë të dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje.

Gjithashtu u sekuestruan veshjet që ka patur autori, 3 mjete prerëse (thika), 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT