Replikat/ "Edhe në fletën e votimit numër katër të ka rënë", Basha- Ramës: Ty të vjedhin shokët pas shpine!

Politikë

Replikat/ "Edhe në fletën e votimit numër katër të

Kryeministri Edi Rama dhe demokrati Lulzim Basha prej disa ditësh kanë "thumbuar" njëri-tjetrin pak para zgjedhjeve të 11 majit.

Basha i rikujtoi arrestimin e zyrtarëve të tij të qeverisë, ndërsa Rama zhgënjimet dhe dështimet brenda opozitës.

Ja replikat:

Basha: O Rame, pasagjer ngele mor burrë. Si nuk të pashë njëherë në timon, apo harrova, ku di me i dhënë unë

Rama: E vërtetë! S’kam timon unë. Ku kam timon unë, nuk e pata fatin tënd. Ti timon, makinë, xhiro, aritmetika po. Nuk diskutohet, gjumë top. Unë shish e shkruaj. Po shyqyr më prezantove Unikatilin.

Basha: Ku i ke shokët mo Ram, ku i ke ata që vije në timon, ata që firmosnin për ty

Rama: Këtu tani ia fute kot. Ia fute çik kot, po s’ka gjë se ta do puna. Po Hysenin e ke digju. Tekst i rëndë, po ka një pazazh të bukur

Basha: Si i bie kësaj pune, ose ti je më buf se bufi, të vjedhin shokët pas shpine, ose ti je nona e kësaj pune. Je kreu i bandës.

Rama: Akoma nuk t’u bën bajat kjo gjuha e bufit mo vlla, vjedhje, vjedhje, droga, droga. S’e më roje e Shqup-it, vetëm çelësi I makinës të ka ngel. Na jep vizionin euroatlantik. Ku ndryshon Koalicioni Euroatlantik nga Alenca e Kënetës Madhështore.

Eh mo Lul, edhe në fletë të votimit, katra të ka rënë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion