Ish-banorja e “Big Brother”: "Marrëdhënia e Eglit me Gjestin është fiksim, jo dashuri!

Në një intervistë për "Live From Tirana", ish-konkurrentja e "Big Brother", Olta Sheta, komentoi dinamiken e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Ajo u pyet për marrëdhënien mes Eglit dhe Gjestit dhe e shprehu mendimin e saj në këtë mënyrë:
"Unë nuk mendoj se Eglit i duket dashuri e sinqertë ndaj Gjestit. Më shumë e shoh si një fiksim, një dëshirë për famë dhe për t’u lidhur me Gjestin.
Ka një vijë shumë të hollë mes dashurisë dhe fiksimit, dhe e kupton vetëm pas një ndarjeje nëse ka qenë dashuri e vërtetë apo jo.
Egli ka shprehur që i pëlqen Gjestit, por veprimet që ka bërë pas daljes së Xumit tregojnë se ajo është e vendosur ta ndjekë deri në fund atë që ka nisur, duke treguar që është një grua që e arrin atë që kërkon.
Megjithatë, nuk është dashuri e sinqertë, por më shumë një fiksim. Dhe kjo ndodh shpesh për shkak të dëshirës për famë. Për famë, njerëzit janë të gatshëm të bëjnë shumë gjëra, edhe në një lidhje."


