Të shtënat me armë zjarri pranë një lokali në Elbasan, pamjet nga vendi i ngjarjes
Lajmifundit
/
11 April 2021, 09:26
Aktualitet

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku mbrëmë u regjistruan të shtëna me armë zjarri në afërsi të një lokali.
Burime jo zyrtare bënë me dije se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” rreth orës 23:00.
Dyshohet se lokali ka qenë i hapur deri në orët e vona edhe pse është e ndaluar pas orës 20:00.
Menjëherë forca të shumta policore rrethuan zonën ku u raportua për të shtënat, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk u raportua për të plagosur.


