E paprecedentë! I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet në furgon (VIDEO)

Aktualitet

E paprecedentë! I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet

Është shqetësuese ajo që po ndodh në protestën e sotme të 171-tën me radhë të qytetarëve kundër qeverisë.

Policia ka tërhequr zvarrë një protestues të moshuar, duke e marrë me forcë në furgon.

Situata u shoqërua me tension të lartë. Qytetari po qëndronte i qetë në bulevard dhe ishte edhe me biçikletë, kur në mënyrë të papritur kanë ndërhyrë efektivët.

 Tensionet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Reprezalja policore vazhdon, duke tentuar që të mos lejojnë protestat.  

Qytetarët ndërkaq po marshojnë.

Siç raporton gazetari Renaldo Salianji, ka një urdhër, që policët të largojnë qytetarët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ndodh, edhe pse e drejta për të protestuar është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion