Po transportonte ilegalisht 5 emigrantë drejt Tiranës kundrejt parave, arrestohet shoferi nga Kavaja

Aktualitet

Po transportonte ilegalisht 5 emigrantë drejt Tiranës kundrejt parave,

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet S. B., banues në Kavajë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe SHÇBA-së në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion