Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, në pranga 8 persona

Aktualitet

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, në pranga 8 persona

Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 20 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Th. A., 33 vjeç dhe I. Gj., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

R. J., 19 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

D. G., 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

•Gjatë natës, në rrugën e Kavajës, kanë vjedhur një aparat celular në dyqanin në pronësi të shtetasit R. L., 34 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion