“Mos e prekni!” / Peshku i çuditshëm dhe vdekjeprurës del në breg

Bota

“Mos e prekni!” / Peshku i çuditshëm dhe

Një krijesë detare tepër helmuese, që zakonisht jeton në ujërat tropikale, është zbuluar në një plazh të Anglisë, pasi dyshohet se është zhvendosur qindra kilometra nga stuhitë e fuqishme.

Bëhet fjalë për një peshk të njohur si pufferfish, i cili u gjet i ngordhur në plazhin Knoll Beach, në Studland të Dorset.

Zbulimi u bë nga zhytësi Owen Booty, i cili fillimisht mendoi se objekti i rrumbullakët në rërë ishte një bovë e vogël.

Por kur u afrua, kuptoi se ishte një peshk i fryrë si tullumbace, me gjatësi rreth 43 centimetra.

“Kam kaluar shumë kohë duke eksploruar bregdetin e Dorset, por nuk e prisja kurrë të gjeja një peshk të tillë”, tregoi ai.

Fotografitë iu dërguan organizatës Dorset Wildlife Trust dhe një biologu detar, të cilët konfirmuan identifikimin.

Ekspertët shpjegojnë se këta peshq gjenden zakonisht në Atlantikun e ngrohtë, Oqeanin Indian dhe Paqësor.

Dyshohet se stuhitë e fundit Austen dhe Boalo e kanë shtyrë krijesën drejt brigjeve britanike.

Peshku ka aftësinë të fryhet për t'u mbrojtur nga grabitqarët, por përmban toksina shumë të rrezikshme për njerëzit.

Helmimi mund të ndodhë veçanërisht nga konsumimi i peshkut të përgatitur gabimisht.

Organizata Dorset Wildlife Trust u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i prekin këta peshq dhe të raportojnë çdo rast të ngjashëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion