Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, infeksionet po trajtohen me vështirësi

Soft

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, infeksionet po

Disa infeksione po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar për shkak të rezistencës që bakteret kanë zhvilluar ndaj antibiotikëve. Përdorimi i tepërt dhe i pakujdesshëm i këtyre barnave po e përshpejton këtë fenomen, duke e kthyer atë në një nga sfidat më serioze për shëndetin publik.

Ekspertët paralajmërojnë se rezistenca ndaj antibiotikëve po përhapet me shpejtësi te njerëzit, kafshët dhe në mjedis. Sipas të dhënave, ky fenomen shkakton rreth 35 mijë vdekje çdo vit në Bashkimin Europian.

Në rastet më të rënda, trajtimi i infeksioneve kërkon kombinimin e disa antibiotikëve, por edhe këto mund të mos japin rezultat.

 Shqetësuese janë edhe parashikimet për të ardhmen. Një studim i publikuar në revistën “The Lancet” vlerëson se rezistenca bakteriale ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë drejtpërdrejt 39 milionë vdekje në mbarë botën deri në vitin 2050.

Përballë kësaj situate, ekspertët kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit. Vaksinimi, higjiena, trajtimi i ujërave të ndotura dhe përdorimi racional i antibiotikëve konsiderohen ndër masat kryesore për frenimin e këtij fenomeni.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, zgjerimi i vaksinimit mund të ulë konsumin global të antibiotikëve me 2.5 miliardë doza në vit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion