"SPAK do godasë fort", Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme

Nga Rrjeti

"SPAK do godasë fort", Spartak Ngjela paralajmëron arrestime

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron afrimin e kohs se arrestimeve dhe goditjeve penale kundër të korruptuarëve të nivelit të lartë politik në Shqipëri.

Në një postim në “Facebook”, Ngjela shprehet se çështja është bërë me e mprehtë pas situatës së krijuar në Rinas pak ditë më parë, ku kontrollorët bojkotuan punën.

Sipas tij, ka fakte që në këtë organizim ka marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta.

“Pse po tregohet kaq aktive ambasadorja e Amerikës në Tiranë, dhe pse pikërisht tani? Kjo na jep të kuptuar se, ndërkohë që SPAK është i ngritur tashmë, arrestimi dhe goditja penale kundër të korruptuarëve të nivelit të lartë politik në Shqipëri, është shumë e afërt.

Sidomos pas skandalit të kontrollorëve ajërorë të Aeroportit të Rinasit, që kërkuan të bllokonin ardhjen e trupave ushtarake amerikane në Shqipëri. Pikërisht për këtë, çështja është bërë shumë e mprehtë, se në këtë ndërmarrje kriminale që të çon drejt terrorizmit, ka fakte si prova që në të ka marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Por, arsyeja faktike nuk e përjashton as mundësinë e pjesëmarrjes në të edhe të shërbimit sekret rus. Pikërisht për këtë, na del në pah lidhja midis ngjarjes së Rinasit dhe ashpërsisë së fjalës së djeshme të ambasadores Yuri Kim, në lidhje me antikorrupsionin dhe sigurinë që ajo dha edhe për suksesin e pritshëm të reformës në drejtësi.

Sipas fjalës së saj, kuptohet që politika amerikane ka mendimin se ngjarja e Rinasit është përpjekje kundër stërvitjes ushtarake të NATO-s në Shqipëri dhe, njëherësh, edhe për pengimin e reformës në drejtësi dhe luftës antikorrupsion, të cilat janë të lidhura organikisht me njëra-tjetrën. Për të gjitha këto, shqiptatët po presin me optimizëm fillimin e proceseve penale kundër të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.”

ME TE LEXUARAT