Skemat piramidale, ndryshohen masat e sigurisë për të dyshuarit, ja vendimi për Arbër Çelën

Aktualitet

Skemat piramidale, ndryshohen masat e sigurisë për të dyshuarit,

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masat e sigurisë për të dyshuarit për krijimin e skemave piramidale pasi reklamonin postera të Xuex e tjerë, dhe ranë pre e mashtrimit shumë qytetarë shqiptarë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi për Arbër Çelën, u cili për dy muaj ka qenë nën masën arrest në burg. E njëjta masë sigurie arrest në shtëpi u vendos edhe për çiftin e bashkëshortëve që dyshoheshin si kryesuesit e skemës piramidale online.

U lirua nga qelia Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini. Në aplikacionin “Telegram” ishin hapur grupe ku ftoni  qytetarë që të investonin para me qëllim dyfishimin e tyre.


Ata çdo ditë merrnin sinjale të ndryshme në SMS ne telegram dhe më pas hapnin aplikacionin Txex, që dërgonin sinjalin dhe shikonin si rritej shuma e parave por që në fakt shumë prej tyre u mashtruan. Qytetarët rekrutoheshin nga persona të ndryshëm, për të bërë investimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion