"Sinjal për Shqipërinë", liqeni i Ohrit rrezikon statusin e mbrojtjes nga UNESCO

Aktualitet

"Sinjal për Shqipërinë", liqeni i Ohrit rrezikon

Pas By pass-it të Gjirokastrës, i tërhiqet vëmendja Shqipërisë për  Liqenin e  Ohrit, ku Shqipëria vetëm dy vite më parë arriti ta anëtarësonte  në UNESCO, Ndryshe nga Maqedonia e veriut që e gëzon statusin prej 40 vitesh.

Komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore, ne projekt rezolutën e sesionit të 44 që po zhvillohet në Kinë në faqen 78 pika 11 ka vendosur të regjistrojë Trashëgiminë Natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit( Shqipëri, Maqedoni e veriut) në listën e trashëgimisë Botërore në rrezik .

Ky është një sinjal  për Shqipërinë që të  rishikoi Planin  e Menaxhimit të rajonit  si dhe ndërtimet e planifikuara në këtë zonë  deh parkun ujor në Drilon.

Pjesa e liqenit të Maqedonisë së veriut është u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore.  Edhe Maqedonisë së Veriut i është tërhequr vëmendja që të ketë kujdes me ndërtimet në këtë zonë si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Liqeni i Ohrit  është  listuar  si një  ndër 3 liqenet më të vjetra në botë,  ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion