Po kalonte në trotuar, një shpërthim i papritur zjarri plagos 57-vjeçarin
Lajmifundit
/
27 July 2021, 20:16
Bota

Një 57-vjeçar amerikan ka pësuar djegie të shkallës së tyre, pasi në momentin që ai po kalonte në trotuar ka shpërthyer një zjarr.
Mediat e huaja bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë shpërthyer në një trotuar në Queens, Neë York, në momentin që i lënduari po kalonte aty pranë.
Sipas mediave Barry West, 57-vjeçar, ishte rrugës për të paguar faturën e telefonit pranë kryqëzimit të Farmers Boulevard dhe Baisley Boulevard në Saint Albans, Queens.
Ndërkaq mësohet se 57-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shërohet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Nassau.


