Si shtyhet kolaudimi, nga 1 qershori rifillon kontrolli teknik i automjeteve

Aktualitet

Si shtyhet kolaudimi, nga 1 qershori rifillon kontrolli teknik i automjeteve

E hëna shënon zyrtarisht nisjen e procesit të kolaudimit të automjeteve, pas një periudhe pezullimi prej pesë mujash.

Kreu i Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shpjegoi në emisonin E-ZONË në Vizion Plus se kush do të jenë kategoritë që do t’i nënshtrohen kolaudimit gjatë këtij viti.

“Çdo makinë e re që është targuar për herë të parë, çdo automjet që nuk ka një certifikatë të vlefshme, pra nuk e ka kaluar testin, makinat e rënda të transportit, taksitë, autobusët si dhe mjetet e administratës, do të njoftohen gradualisht për orën dhe ditën e kolaudimit të mjetit të tyre.

Sa i përket makinave që iu ka skaduar certifikata e kolaudimit, vlefshmëria e tyre do të shtyhet me 12 muaj plus.

“E thënë ndryshe, kujt i ka skaduar kolaudimi nga data 24 dhjetor 2020, kohë kur hyri në fuqi Akti Normativ që shtyn vlefshmërinë e kolaudimit, ai fiton 12 muaj plus, pra do t’i nënshtrohet kontrollit teknik në 2022”, sqaroi Gonxhja

Prenotimi do të kryhet online. Të dhënat e automjetit do të gjenerohen në portalin E-Albania, por çdo informacion do të merret edhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor. Tarifa mbetet e pandryshuar, 1960 lekë, e vlefshme për dy vite për makinat me qëllim personal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion