Një mal me dosje....PD ngre padi të reja për zgjedhjet e 25 prillit

Politikë

Një mal me dosje....PD ngre padi të reja për zgjedhjet e 25

PD ka paralajmeruar se do te paraqese nje dosje te re para autoriteteve kompetente duke kerkuar anulimin e rezultateve te zgjedhjeve te 25 prillit.

Me ane te nje njoftimi zyrtar, PD publikoi nje stive me dosje, me emrat e qarqeve ne vend, ku duket se jane vendosur dokumentet e grumbulluara ne lidhje me kete ceshtje.

Njoftimi i PD:

Prej tre javësh qytetarët shqiptarë kanë dëshmuar me zë e figurë nga salla e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve faktet e pakundërshtueshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit:

❌ Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde të tmerrshme kriminale
❌ +10.003 leje legalizimi
❌ +13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore
❌ 63 milionë euro paga shtesë
❌ 2.5 milionë euro ndihma ekonomike
❌ 1.9 milionë euro "paga lufte"
❌ 125 milionë euro pagesa për tërmetin
❌ 500% më shumë tendera publikë se mesatarja e 5 viteve të fundit
❌ 83 mijë fletë votimi të pavlefshme
❌ 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote
❌ 910 mijë vjedhje të të dhënave personale

Për vërtetimin e secilit prej këtyre fakteve, Partia Demokratike vendosi në dispozicion të KAS mbi 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video.

Por, fatkeqësisht tre noterët e masakrës zgjedhore vendosën të sillen si shërbëtorë të Edi Ramës, në vend të zbatimit të ligjit. Ata mbyllën sytë para qindra fakteve e provave, dhe refuzuan paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë mbi masakrën elektorale të 25 prillit.

Megjithatë, pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor.

Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve.

Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë.

Sepse kjo nuk është betejë as për anëtarët e KAS-it, as për gjyqtarët e Kolegjit, madje as për partitë politike, por për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion