“Jam ndjerë i lënduar nga Basha…”, Nishani flet për detyrën si kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së: Pse e pranova

Politikë

“Jam ndjerë i lënduar nga Basha…”, Nishani flet
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është ndier i zhgënjyer nga Lulzim Basha pasi ky i fundit i di më mirë se kushdo tjetër angazhimet personale pasi Nishani përfundoi detyrën si President.

I pranishëm në një takim me demokratët në Gjirokastër, së bashku me kandidaten për kreun e PD-së, Edith Harxhi, Nishani u shpreh se detyrën si kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së e ka pranuar për të bërë avokatinë e partisë dhe jo për karrige personale.

“Jam lënduar, jam ndjerë i lënduar nga Basha. Ai më shumë se askush, i di fare mirë arsyet e angazhimit tim personal pasi ika nga detyra e Presidentit. Kur më kërkoi të merrja detyrën i kam thënë se Nishani është ai që ka qenë, s’kam nevojë për karrige.

Unë karrigen e kisha më të madhe. Faqen dhe fytyrën time s’ja jap askujt as tim biri jo Bashës. Kam pasur një bindje se mund t’i shërbeja PD-së si një avokati publike. Pas marrëveshjes së 5-qershorit kur ra dakord për ndryshimet në kod, ju kanë thënë të gjithë në kryesinë e PD-së: Duhet të keni parasysh diçka që deri kur Rama të jetë në kryeministri do të bëjë procese mashtrimi, s’do kurohet ndonjëherë,”– tha Nishani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion