Përplasjet në protestën e 28 Nëntorit, ministria: 61 persona të lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore, 5 vijojnë të shtruar

Aktualitet

Përplasjet në protestën e 28 Nëntorit, ministria: 61 persona

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës së datës 28 nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët:

• 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

• 21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Njëri prej të shtruarve është paraqitur me kontuzion i bulbit ocular ( jo me trup të huaj në sy ). Po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar.

• 6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

• 6 kalimtarë, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:

• 8 efektivë policie

• Një protestues

• Një punonjës sigurie

• Një deputet

Të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion