Shqipëria dërgon tjetër grup kërkim-shpëtimi në Turqi

Aktualitet

Shqipëria dërgon tjetër grup kërkim-shpëtimi në

TIRANË- Një tjetër grup kërkim-shpëtimi shqiptar ka shkuar në Turqi për të dhënë ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti vdekjeprurës.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë foto në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit”, shkruan Rama.

Në grupin e parë të kërkim-shpëtimit ishin 38 persona, të cilët mbërritën ditën e tërmetit në Turqi.

Me kalimin e orëve vijon të rritet numri i viktimave dhe të plagosurve, që nxirren nga gërmadhat e pallateve të shembura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion