Iu siguroi 5 shtetasve turq, pasaporta bullgare false, në pranga një shtetas anglez ne Portin e Durresit

Aktualitet

Iu siguroi 5 shtetasve turq, pasaporta bullgare false, në pranga një

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasaporta”.

Operacioni, nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës.

Iu siguroi 5 shtetasve turq, pasaporta bullgare false, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga një shtetas anglez që u kap duke i transportuar këta shtetas, me automjet.

Arrestohen edhe 5 shtetasit turq, pasi tentuan të dilnin nga vendi ynë, duke përdorur pasaportat false.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, ndaj shtetasve dhe mjeteve që hyjnë apo dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke përdorur pajisje dedektuese bashkëkohore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasaporta”, është goditur një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, përmes dokumenteve false, dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, janë vënë në pranga:

-shtetasi anglez J. S., 41 vjeç dhe shtetasit turq: M. K., 29 vjeç, M. D., 23 vjeç, A. A., 19 vjeç, H. K., 20 vjeç dhe M. H., 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në dalje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin J. S., ku kanë parë 5 shtetasit turq, të cilët transportoheshin nga 41-vjeçari, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, të 5 shtetasve turq iu gjetën pasaporta bullgare false, të cilat dyshohet se janë siguruar nga shtetasi J. S., për t’i kaluar këta 5 shtetas, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion