Sami Frashëri, intelektuali më I rëndësishëm I rilindjes kombëtare

Aktualitet

Sami Frashëri, intelektuali më I rëndësishëm I

Shemseddin Sami, ose Sami Frashëri siç e njohim të gjithë është intelektuali më i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare.

Veç kësaj, ai ka një rëndësi të veçantë edhe për kulturën turke, pasi si intelektual vendosi theksin mbi rëndësinë e gjuhës turke.

Shteti osman, me Reformat e Tanzimatit, kishte hyrë në procesin e modernizimit institucional për të formuar një sistem që do të bënte të mundur vazhdimin e shtetit multietnik.

Sami Frashëri, duke patur parasysh veçoritë e shtetit osman, në shkrimet e veta trajtoi rëndësinë e studimit, zhvillimit dhe të të mësuarit të gjuhës turke si gjuhë të përbashkët në Perandorisë Osmane.

Në punimet e veta vlen të përmendim Taaşşuk-ı Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitneten, 1872-1873), që është romani i parë në letërsinë turke; fjalorin Kâmûs-i Türkî (1901), fjalor enciklopedik i gjuhës osmane me shpjegim sipas botëkuptimit të ri; Enciklopedia Kamûsü’l-A’lâm, e cila është vlerësuar si anciklopedia e parë turke, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bën të ditur se në bibliotekën e arkivit gjenden veprat e lartpërmendura të Sami Frashërit, ndërsa vlen të theksojmë se për studiuesit e periudhës osmane fjalori enciklopedik Kâmûs-i Türkî është një vepër që nuk e humb asnjëherë vlerën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion