VIDEO/ Tritol banesës së 62-vjeçares në Shkodër, kamerat filmuan autorët me motor...

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë private në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës në pronësi të 62 vjeçares Frida Sala në lagjen “Tom Kola”.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sic duket edhe nga pamjet, shpërthimi ka shkaktuar dëme material në shtëpinë e Frida Salës.
Mësohet se banesa e 62-vjeçares është e pajisur me dy kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe momentin kur autori me motor ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar.
Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për kapjen e autorit.


