Mos harroni çadrat! Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Mos harroni çadrat! Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit

Ditën e sotme si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të vranët, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët e mesatarë.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas mesditës kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke risjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

 Edhe gjatë natës, vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion