Moti i keq, avionet devijojne nga Rinasi ne Maqedonine e Veriut dhe ne Greqi

Moti i keq me reshje dhe shi, ka shkaktuar probleme ne aeroportin e Rinasit.
Disa fluturime jane anuluar, vonuar, e madje edhe kane devijuar ne shtete te tjera.
Pas avionit te Rayanair me kod fluturimi RK8290, i cili mberrinte nga Londra, dhe qe nuk arriti te ulej ne Rinas, pasagjeret kane perfunduar ne aeroportin e Athines.

Shkak ka qene era e forte qe pamundesoi uljen ne Rinas.
Te njejtin fat ka pasur edhe fluturimi i Wiz Air, me kod W6 2233 qe nga Budapesti per ne Tirane, perfundoi duke u ulur ne Shkup.
Nderkohe kushtet e keqija te motit kane bere qe para mesnates fluturimet ne Rinas te vonohen dhe te kene veshtiresi.
Nje vezhgim ne flightradar, tregon se avionet kane qendruar per minuta te tera mbi Rinas ne perpjekje per tu ulur, por pa ia arritur.


