E rëndë në Berat, dy vëllezër dhe shoku i tyre dhunojnë me sende të forta kamarierin 17-vjeçar
Lajmifundit
/
26 Mars 2024, 08:39
Aktualitet

Katër adoleshentë janë përfshirë në një sherr me sende të forta në lagjen “22 tetori” në Berat.
Dy vëllezër të mitur, R.Q 16 vjeç dhe G.Q, 16 vjeç dhe një tjetër bashkëmoshatar i tyre janë përfshirë në një sherr me 17 vjeçarin B.D të cilin e kanë goditur me sende të forta.
Pas sherrit për motive të dobëta, 3 adoleshentët agresorë janë shoqëruar për në komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.
Ndërsa 17 vjeçari i dhunuar fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të shumta. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


