Bastisen shtëpitë e reperit të famshëm, ja për cfarë po hetohet nga FBI

Showbiz

Bastisen shtëpitë e reperit të famshëm, ja për

Banesat e reperit Sean Diddy Combs i njohur ndryshe dhe si Puff Daddy, u bastisen nga agjentët e FBI-së ditën e djeshme në Los Angelos dhe Majami.

Kontrolli u krye si pjesë e një hetimi federal për trafikim seksual, sipas Fox News . Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.

Ata pretenduan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e lidhura me producentin e muzikës në Nju Jork dhe Çikago.

Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga dy shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç, të cilët u vunë nën prangat e policisë.

Njëra prej shtëpive është në pronësi të një divizioni të markës diskografike të 54-vjeçarit Diddy, Bad Boy Entertainment dhe tjetra është në pronësi të vajzës së tij raportoi Fox.

Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.

Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër reperit të famshëm dhe milioner, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj tij dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion