Ulje temperaturash dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Ulje temperaturash dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqiperia pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpashershme kthjellimi.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e pasdites reshjet priten të jenë me intensitet deri në mesatar ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim jug- juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë intensive dhe problematike 12-17m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 4 deri 17°C

-në zonat e ulëta 11 deri 22°C

-në zonat bregdetare 8 deri 18°C

ME TE LEXUARAT