Shi e breshër në Korçë dhe Pogradec, dëme në disa fshatra

Aktualitet

Shi e breshër në Korçë dhe Pogradec, dëme në

Paraditen e kësaj të shtune, moti i keq me shi dhe erë ka përfshirë të gjithë qarkun e Korçës. Në zonën e Maliqit po bien reshje intensive në formë breshëri.

Nga informacionet e siguruara nga bujqësia pranë bashkisë Maliq bëhet e ditur se breshëri ka prekur zonën e Vreshtasit.

Behet me dije se këto reshje pritet të sjellin sërish dëme në bujqësi, tek të mbjellat e sezonit kryesisht te gruri. Vreshtas dhe Podgorie dy fshatra të prekur nga breshëri paraprakisht flitet për dëme të mëdha në bujqësi.

Ndërkohë, po ashtu moti i keq ka ndikuar edhe në turizëm, ku bëhet me dije se janë anuluar dhjetëra  prenotime në qytetin liqenor të Pogradecit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion