Preku pikën më të thellë të tokës, e vërteta e Flamurit Shqiptar në nëndetësen “Titan”

Bota

Preku pikën më të thellë të tokës, e vërteta

Ditën e djeshme, gjatë një reportazhi mbi nëndetesen Titan, u shfaq flamuri shqiptar. Pas kësaj kanë nisur hipoteza të shumta, por në fak flamuri shqiptar nuk ka qenë në nëndetësen Titan, por në simotrën e saj Triton. Flamuri i Shqipërisë ka arritur në pikën më të thellë të tokës, në shpellën Mariano.

Përgjigja se çfarë bën flamuri shqiptar në një mision në Oqeanin Paqësor jepet nga faqja zyrtare e Five Deeps Expedition:

“Vendosja e flamurit Kuq e Zi të Shqipërisë në nëndetësen “Triton” dhe në uniformën e pilotit të saj Viktor Veskov, është një akt në respekt të popullit të jashtëzakonshëm shqiptar dhe në veçanti edhe të një gruaje shqiptare (Monica Beu) e cila është partnerja dhe mbështetësja e palëkundur e ekspeditës.”

Vetë piloti, Viktor Veskov (Victor Lance Vescovo), është një ish oficer i Marinës Amerikane, aktualisht investitor, bashkëthemelues dhe partner menaxhues i kompanisë bilionere “Insight Equity Holdings”. Pasioni i tij janë udhëtimet, alpinizmi dhe ekspeditat e zhytjeve në thellësi të mëdha.

Në mënyrë unike, Veskov është i vetmi njeri i gjallë në tokë që ka mundur të zbresë në humnerat më të thella të të pesë oqeaneve të globit, gjë kjo që qe bërë e mundur në kuadër të programit “Five Deeps Expedition” ku ai përdori për zhytje mjetin e tij nënujor “DSV Limited Factor”, një nëndetëse dy vendëshe, model “Triton 36000/2”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion